Pesë persona të lënduar nga një aksident mes tri veturave në fshatin Baicë

Rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident i rëndë në fshatin Baicë të Istogut.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka njoftuar se pesë persona kanë mbetur të lënduar.
“Të lënduarit janë dërguar për tretman në spitalin rajonal të Pejës dhe pas marrjes së tretmanit janë liruar për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes janë dalë njërsitë relevante dhe e kane kryer shikimin e vendit te ngjarjes”, tha Gashi.