Pesë mënyra për t’u ndjerë më të lumtura në sekondë, sipas psikologëve

Pesë mënyra për t’u ndjerë më të lumtura në sekondë, sipas psikologëve

Dimri po vjen! Mëngjeset e “errëta”, moti i ftohtë dhe me shi do të shoqërojnë ditët tuaja. Kështu që mund të themi se gjendja jo e mirë shpirtërore është e kuptueshme.

Një mënyrë për t’u ndjerë më të lumtur ose të qetë nëse keni një dritë stresuese është që të përdorësh ngjyrat për të ndriçuar gjendjen tuaj. Psikologjia e ngjyrave, një fushë e re e kërkimeve, eksploron se si nuanca të ndryshme ndikojnë mendjen tuaj.

Mund të duket e thjeshtë për të funksionuar, por na besoni zgjedhj e ngjyrave mund të bëjë një diferencë.

Vishni të kuqen për komplimente

tk-colourful-ways-to-feel-happier-instantly-1651758-1455101544-640x0c

E kuqja është zbuluar se rrit tërheqjen te meshkujt dhe femrat. Gjatë studimeve të realizuara u gjend se, femrat që veshin të kuqen janë më joshëse në syrin e meshkujve.

Vishni blu për t’u ndjerë më pak të stresuar

the-surprising-colors-celebrities-are-wearing-now-1598863-1450282644-640x0c

Bojëqielli është një ngjyrë relaksuese: thjesht mendoni për një qiell blu ose për detin dhe me siguri do të ndiheni menjëherë më mirë. Sipas studimit, njerëzit ndienjë më pak ankth kur shohin ngjyrën blu.

Shikoni të verdhën për t’u ndjerë të lumtur

bedroom-decorations-accessories-yellow-bed-design-with-white-mattress-and-big-pillow-furthermore-yellow-cabinet-with-drawers-plus-zebra-feather-area-rug-design-furthermore-yellow-cushions-with

Sipas studimeve ka një lidhje mes ngjyrës së verdhë dhe gjendjes së lumturisë. Kështu që mund të vendosni diçka të verdhë para krevatit tuaj, që kur të zgjodheni të ndieheni të lumtur.

Vishni rozën për t’u ndjerë të qetë

tk-colourful-ways-to-feel-happier-instantly-1651755-1455101542-640x0c

Ashtu si bluja, roza është e lidhur me qetësinë. Nëse ndiheni të nevrikosur, vendosni një buzëkuq rozë ose vishni diçka me këtë ngjyrë.

Shiko jeshilen për të rritur kreativitetin

1409953991449_wps_15_desk_in_an_office_image_b

Kjo ngjyrë është vërtetuar se ju bën më kreativë. Kështu që mbani diçka jeshile në tavolinën tuaj të punës.

Burimi: Byrdie

Shpërndaje në: