Pesë mënyra për t’i pastruar mushkëritë në mënyrë natyrale

Pesë mënyra për t’i pastruar mushkëritë në mënyrë natyrale

Ndotja, zakonet e këqija dhe mjedisi, janë shkaktarët kryesorë të problemeve të mushkërive. Shumë njerëz vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk ka asnjë mënyrë për ta mbajtur këtë organ të shëndetshëm.

Mushkëritë kanë një aftësi magjike për t’u rigjeneruar, por për këtë gjë duhet të përpiqeni më shumë.

Ka gjëra që mund t’i bëni për t’i detoksikuar natyrshëm mushkëritë tuaja:

Pini pije pastruese

Është e rëndësishme të dini se përmirësimi i gjendjes së mushkërive fillon diku midis dy javësh dhe tre muajsh nga fillimi i terapisë. Pra, pas rreth një muaji duhet të ndiheni më të shëndetshëm.

Në këtë rast, ka disa pije që mund të ndihmojnë në reduktimin e mukusit dhe detoksikimin e këtij organi:

Mjaltë dhe ujë i ngrohtë

Ujë me limon

Çaj i gjelbër

Lëng karote

Shafran i Indisë dhe xhenxhefil

Pije banane, spinaq, manaferra

Përdorni terapi me kripë

Terapia me kripë është thithja e ajrit me grimca të vogla kripe. Quhet haloterapi dhe është një trajtim alternativ për problemet e mushkërive, si astma, bronkiti dhe kollitja. Mund të vizitoni një dhomë të veçantë kripe ose të blini një llambë me kripë himalajesh dhe ta përdorni në shtëpi.

Merrni vaj të origanos

Vaji i origanos është një dekongjestues natyral. Bëni një përzierje nga 50-50 vaj të origanos dhe vaj bajameje. Ju duhen një deri në dy pika nën gjuhë dhe mbajini për tre deri në pesë minuta, më pas shpërlajeni gojën me ujë. Për të ndier efektet, duhet ta bëni tri herë në ditë për një deri në katër javë.

Banjat e nxehta mos i bëni më shumë se tri herë në javë

Për frymëmarrje më të lehtë, mund të përdorni një lagështues ajri ose të ngroheni në një banjë të ngrohtë. Dy deri në tri herë në javë është e mjaftueshme për të përsëritur këtë procedurë për të shmangur problemet e lëkurës. Gjithashtu, banja nuk duhet të jetë e nxehtë, por një temperaturë e rehatshme midis 32°C – 40°C.

Bëni ushtrime të frymëmarrjes me gojën mbyllur

Këto ushtrime çlirojnë ajrin e bllokuar në mushkëri, përmirësojnë ajrosjen dhe shkaktojnë relaksim të përgjithshëm. Relaksoni muskujt e qafës dhe shpatullave, merrni frymë ngadalë përmes hundës duke numëruar deri në dy, por mbajeni gojën mbyllur. Do të mjaftojë një frymëmarrje normale, jo shumë e thellë. Shtrëngoni buzët dhe filloni të nxirrni ngadalë duke numëruar deri në katër. Praktikoni këtë teknikë katër deri në pesë herë në ditë.

Shpërndaje në: