Pesë mënyra për të përballuar dhimbjet menstruale

Pesë mënyra për të përballuar dhimbjet menstruale

1.Nëse periodat tuaja po ju pengojnë shumë në jetën tuaj të përditshme atëherë kërkoni këshilla për të përballuar dhimbjet. Dhimbjet menstruale ndodhin kur muret muskulare të mitrës forcohen për të nxitur menstruacionin ( veza e pafekonduar) që të derdhet, thotë Dr. Karolinë Overton, një gjinekologe konsultative dhe një zëdhënëse e Universitetit Mbretëror të Obstetërve dhe Gjinekologëve. “Ndjesia e dhimbjes është për shkak të tkurrjes së murit që ngjesh enët e gjakut, e cila përkohësisht e ndërpret furnizimin me gjak, dhe kështu edhe oksigjenin, në mitër.” Overton thekson se periodat nuk duhet të ndikojnë rregullisht në jetën apo punën tonë të përditshme. Nëse keni nevojë të ndryshoni mënyrën se si ju visheni, të mos shkoni në punë apo të mos bëni dot aktivitete sociale vetëm sepse jeni me perioda, atëherë menstruacionet tuaja nuk janë normale. Mendohet se deri në 20% e grave kanë dhimbje të rënda dhe të përkeqësuara me kalimin e kohës gjatë ardhjes së ciklit menstrual. Mjekët mund të sugjerojnë pilulën kontraceptive të kombinuar orale ose implantin kontraceptiv, injeksion ose spirale hormonale.

2.Provoni xhinxherin. Për shumë gra shpesh mjaftojnë ilaçe të tilla si ibuprofeni apo paracetamoli dhe për sa kohë që ato merren në dozën e saktë, mund të merren dhe të dyja së bashku. Një studim i vitit 2012 që shikonte efektin e xhinxherit në dhimbjet menstruale zbuloi se kjo bimë kishte një efekt statistikisht të rëndësishëm në lehtësimin e intensitetit dhe kohëzgjatjen e dhimbjes së menstruacioneve. Ato gra që morën pluhur xhinxher raportuan më pak dhimbje sesa ato që nuk morën, duke sugjeruar se xhinxheri mund të ishte efektiv nëse merret në fillim të menstruacioneve ose tri ditë më parë.

3.Orgazma. Megjithëse nuk ka shumë dëshmi se seksi dhe orgazma ndihmojnë në menaxhimin e ngërçeve menstruale, është e mundur të ndjehet një zbutje e përkohshme e dhimbjes, kur muskujt pushojnë pas orgazmës. “Nuk është e rrezikshme nëse gratë masturbojnë ose bëjnë seks gjatë periodave, kështu që nëse ato ndihen mirë, le ta bëjnë këtë”, thotë Overton. Për disa gra kjo mund të jetë e dobishme, për shkak të neurotransmetuesve që duket se i heqin vëmendjen fibrave nervore të përfshira në dhimbjet menstruale. Mos harroni se ekziston nevoja për të përdorur kontracepsionin mbrojtës kundër shtatzënisë dhe SST-ve nëse kryeni marrëdhënie seksuale gjatë periodave.

4.Provoni disa stërvitje të lehta. Gratë që bëjnë ushtrime mund të kenë perioda më pak të dhimbshme se ato që nuk bëjnë, thonë studimet. Megjithatë nëse nuk keni mundësi të bëni mos u ndjeni keq, vetëm kujtohuni se mund të bëni ushtrime të lehta si noti, ecja ose çiklizmi. Yoga mund të ndihmojë gjithashtu për të lehtësuar këto dhimbje.

5.Qëndroni të hidratuara dhe përdorni ngrohjen. Dehidratimi mund të shkaktojë dhimbje më të mëdha kështu që gratë duhet të kujdesen që të pinë sa më shumë ujë dhe të konsumojën pak alkool dhe kafeinë. Përveç kësaj, çaji bimor mund të jetë i dobishëm. Nxehtësia mund të jetë gjithashtu efektive në zbutjen e ngërçeve. Një dush i ngrohtë, ose një shishe me ujë të ngrohtë tek barku mund të lehtësojnë dhimbjen e muskujve të mitrës.

Shpërndaje në: