Pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë në zgjedhjet e landit të Hamburgut, Ajeti: Historike!
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka thënë se në qytetin e Hamburgut po shkruhet historia, meqë pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova po garojnë për zgjedhjet e landit të Hamburgut.
Ajeti ka thënë se ky është një moment historik dhe arritje e jashtëzakonshme.
“Ky është një moment historik dhe një arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për diasporën shqiptare, por edhe për forcimin e zërit të saj në politikën dhe politikbërjen gjermane”, ka shkruar Ajeti.
Njoftimi i plotë i Ambasadorit Ajeti:
Hamburgu po shkruan histori!
Për herë të parë, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit të Hamburgut! Ky është një moment historik dhe një arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për diasporën shqiptare, por edhe për forcimin e zërit të saj në politikën dhe politikbërjen gjermane.
Së bashku me udhëheqësin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Hamburg, Mizbah Mustafa, patëm kënaqësinë të mirëpresim dhe të bashkëbisedojmë me kandidatët:
✅ Dafina Berisha (SPD)
✅ Kushtrim Lulaj (CDU)
✅ Muhamet Idrizi (CDU)
✅ Nikola Tunici (CDU) dhe
✅ Sami Musa (FDP).
Ftojmë të gjithë shqiptarët në këtë land të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të marrin pjesë në zgjedhje. Pjesëmarrja juaj nuk është vetëm një votë – është një zë më i fuqishëm brenda institucioneve gjermane!
Dikur, zëri i mërgatës sonë dëgjohej në rrugët e Hamburgut përmes protestave. Nesër, ai mund të dëgjohet në parlamentin e këtij landi, duke përfaqësuar interesat dhe të drejtat tuaja.
Këta pesë kandidatë vijnë nga parti të ndryshme politike, por ajo që i bashkon është më e madhe se ajo që mund t’i ndajë. Prandaj, bëhu pjesë e kësaj historie, duke qenë dëshmitar i saj.
🔹 Suksese Dafinës, Kushtrimit, Muhametit, Nikollës dhe Samiut – dhe gjithë miqve të Kosovës! 🇽🇰🇩🇪
#mërgatashqiptare #mërgata #diasporajonë #diasporashqiptare #Hamburg @Highlight Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani/Botschaft der Republik Kosovo Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg, Gjermani