Pesë gratë që u bënë nëna pas moshës 60 vjeçare
Shtatëzania mund të jetë e frikshme për çdo nënë, por kur një moshë më e avancuar hyn në ekuacion, definitivisht bëhet më e komplikuar, raporton periskopi.
Me rritjen e rreziqeve të shëndetit, mos aprovimin e familjes dhe miqve, mbajtja e një fëmije në moshë të shtyer, është vërtetë sfiduese.
Pastaj ekziston çështja e etikës, ka shumë njerëz që pyesin nëse është moralisht e drejtë të sjellësh një fëmijë në një botë që ju nuk do të jeni pjesë e saj për shumë kohë.
Përkundër gjithë kësaj, ka ende shumë gra që janë në gjendje të përjetojnë çdo sfidë dhe vështërsi vetëm për të pasur një fëmijë.
Këto janë pesë gratë më të vjetra që befasuan botën me sjelljen e fëmijëve në jetë:
Rajo Devi Lohan
Rajo Devi Lohan vendosi një rekord të ri për nënën më të vjetër në botë kur lindi vajzën e saj në fshatin e largët Hissar, të Indisë, në vitin 2008. Ajo ishte 69 vjeçe kur u bë nënë për herë të parë pas trajtimit me IVF.
Daljinder Kaur
Kur Daljinder Kaur lindi një fëmijë në Indi në vitin 2016, ajo u bë nëna më e vjetër në botë. Edhe pse nuk është e sigurtë për datën e saj të saktë, ajo ishte shtatë vjet më e re se burri i saj i cili ishte 79 vjeç. Çifti ishte martuar për 46 vjet, por nuk ishin në gjendje të bënin fëmijë në mënyrë natyrale gjatë asaj kohe.
Prandaj ata vendosën për t’iu nënshtruar një trajtimi me IVF duke përdorur vezë anonime të donatorëve në Qendrën Kombëtare të Fertilitetit në Haryana, e cila është e specializuar për të ndihmuar gratë që kanë kaluar nëpër menopauzë.
Omkari Panwar
Omari Pangi kishte dy vajza kur ajo vendosi t’i nënshtrohej trajtimit me IVF në fund të viteve ’60. Pavarësisht se kishte pesë nipër e mbesa, ajo dhe bashkëshorti i saj ishin të dëshpëruar për një familje. Omari lindi binjakë; një djalë dhe një vajzë.
Adriana Iliesku
Kur 66 vjeçarja Adriana Iliesku mbeti shtatzënë në vitin 2005, u paragjykua, shatëzania e saj u cilësua si një akt i tmerrshëm dhe egoist.
Ligjëruesja e universitetit të Romanisë deri në atë kohë nuk kishte mundur të mbetej me barrë, pas nëntë vjetëve ëndërra e saj u bë realitet përmes trajtimit me IVF.
Ishte shtatëzënë me trenjakë, por, fatkeqësisht dy nga fetusët i’u desh t’i abortonte, vajza e saj Eliza u lind më herët se normalisht dhe peshonte shumë pak, asaj i’u desh kujdes intensiv pas lindjes, raporton periskopi.
Maria del Carmen Bousada de Lara
Maria del Carmen Bousada de Lara ishte nëna më e vjetër në botë kur ajo lindi në vitin 2006, në moshën 66 vjeçare. Asistentja e dyqanit kishte udhëtuar nga Spanja në SHBA për t’iu nënshtruar trajtimit me IVF, një trajtim i cili i kushtoi 35.000 dollarë.
Ajo ishte e gatshme të përballej me të gjitha rreziqet e mundshme të kësaj procedure, duke marrë parasysh moshën e saj.
Sidoqohftë Maria lindi dy djem të shëndetshëm, fatkeqësisht u diagnostikua me kancer menjëherë pas lindjes dhe vdiq. Dy djemtë e saj, po rriten nga anëtarët e tjerë të familjes./periskopi.com