Pesë gjërat që do t’ua bëjnë më të lehtë ‘shkrirjen’ dhe vozitjen e veturës tuaj gjatë dimrit

Pesë gjërat që do t’ua bëjnë më të lehtë ‘shkrirjen’ dhe vozitjen e veturës tuaj gjatë dimrit

Pavarësisht se ku jetoni, shanset janë shumë të vogla të shmangni vozitjen gjatë muajve të dimrit.

Ju ndoshta duhet të shkoni vetë në punë ose të dërgoni fëmijët në shkollë dhe bota nuk ndalet thjesht sepse rrugët janë të rrëshqitshme ose bie borë – ndoshta edhe për të tretën ditë me radhë.

Madje, edhe nëse punoni nga shtëpia, do të keni akoma nevojë të dilni – ndoshta për të blerë ushqim, përcjell Telegrafi.

Kështu, në një mënyrë ose tjetër ju do të ballafaqoheni me kushtet e dimrit, derisa jeni në veturë.

Dhe për tua bërë këtë më të lehtë, ne kemi hartuar një listë me disa gjëra që do t’ua bëjnë “dimrin më të sigurt”.

Mbroni pasqyrat anësore me qese mbeturinash

Nëse duhet të shpejtoni në mëngjes, të larguarit e borës nga vetura juaj do të ju vonojë – përveçse jeni aq i çmendur të drejtoni makinën tuaj me borë dhe akull duke pasur pamjen tuaj të bllokuar.

Mbuloni pastrueset e xhamave me çorape

Kjo “hile” është veçanërisht e rëndësishme për këdo që parkon makinën e tij jashtë gjatë dimrit.

Kontrolloni “trashësinë” e gomave me një monedhë

Një nga gjërat më të rëndësishme për të bërë nëse po vozitni gjatë dimrit është të siguroni që gomat e automjetit tuaj të jenë të mjaftueshme për dimër. Një mënyrë për të kontrolluar nëse gomat tuaja janë në gjendje të mirë është ta provoni me një monedhë.

Asnjëherë mos lini lëngje brenda makinës

 

Ju mund të josheni për të lënë shishen tuaj të ujit për disa orë, kështu që do të jetë mirë dhe e ftohtë kur të ktheheni në makinën tuaj.

Por lënia e lëngjeve në automjetin tuaj në të vërtetë mund të rrisë vetëm sasinë e kohës që keni kaluar duke “shkrirë” makinën tuaj.

Bëhuni shofer “mbrojtës”

Në kushte të motit të dobët ose në rrugë, është e domosdoshme të përdorni aftësi mbrojtëse të drejtimit për të siguruar që të jeni sa më të sigurt.

Parashikoni ndonjë situatë potencialisht të rrezikshme dhe jini të vetëdijshëm për mjedisin tuaj, duke u siguruar që t’i jepni vetes më shumë hapësirë të mjaftueshme për të reaguar ndaj rreziqeve që mund të vijnë nga shoferët tjerë. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Statistika shqetetësuese: Deputeti shqiptar në Zvicër publikon shpenzimet e një familje kosovare dhe zvicerane

Korab Rashiti, deputeti shqiptar në Zvicër, ka bërë një krahasim se sa për qind të…

Trump i jep goditjen e parë Jack Smith-it: Ia pezullon lejet e sigurisë avokatëve që e ndihmuan në hetimet kundër tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka nënshkruar një Urdhër Ekzekutiv që pezullon autorizimet…

Trumpi tregon çka do të nënshkruajë të premten me Zelenskyn

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, të premten do të udhëtojë për në Washington për një…

Edi Rama: S’ka shans që të biem dakord me Serbinë për të ardhmen e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për televizionin grek “MEGA”, ku ka…

Sky News: Zelensky do të udhëtojë në Uashington të premten për t’u takuar me Trump

Volodymyr Zelenskyy planifikon të udhëtojë në Uashington të premten për t’u takuar me Donald Trump,…

Haziri: Gjilanin e duam më shumë se partinë, do miratojmë buxhetin për të gjithë qytetarët

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka mbajtur konferencë për media të…

Nesër nga ora 16:00 fillon numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike

Procesi i numërimit të votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike, i zhvilluar më 8 shkurt 2025,…

Një sëmundje misterioze shkakton vdekjen e 50 personave në Kongo

Një sëmundje e panjohur ka shkaktuar vdekjen e 50 personave në pjesën veriperëndimore të Kongos,…