Pesë gjëra që duhet t’i bëni para ditës së martesës

Pesë gjëra që duhet t’i bëni para ditës së martesës

Dasma është një nga ditët më të rëndësishme për ju, vulosja e dashurisë për ju dhe partnerin tuaj shënon një kapitull të ri në jetën tuaj.

Në këtë ditë ju jeni qendra e të gjithë organizimit, ndaj edhe paraqitja është një nga gjërat kryesore që duhet t’i kushtoni vëmendje.

Ne kemi përgatitur për ju disa këshilla se si të dukeni sa më bukur për ditën tuaj të rëndësishme.

Pavarësisht nëse preferoni një make up të ngarkuar apo një natyral, diçka është e sigurtë: çdo nuse dëshiron të duket spektakolare në ditën e saj.

Hidratoni flokët

Trajtojeni veten me një hidratim për flokët i cili do t’u japë atyre shkëlqim. Për këtë kërkoni një shampo të pasur me vitamina.

Nëse keni vendosur t’i lyeni flokët për dasmë, bëjeni këtë dy javë më parë sepse ngjyra që do të dalë , do të zbutet me kalimin e ditëve.

Provo stile të ndryshme para atij përfundimtar

Një muaj para ditës së madhe dhe sapo të keni zgjedhur veshjen, planifikoni flokët dhe make up-in.

Ka mjaft foto ku mund të frymëzoheni për stile të ndryshme, përdorni atë që ju duket më i përshtatshëm. Kosnultohuni me stilistin tuaj, por mbani mend që fjala e fundit është e juaja.

Mbani një ditë të lirë për t’u depiluar

Pavarësisht nga metoda që ju do të përdorni, ne rekomandojmë atë me dyll, sepse zgjat më shumë, është e këshillueshme që të merrni një ditë të plotë për të kryer këtë ritual bukurie, midis dy dhe tre javëve  para dasmës.

Mos harroni se lëkura juaj është shumë më e ndjeshme në javën para ciklit menstrual, kështu që mund të vuani nga  acarimet.

Rregulloni thonjtë e duarve dhe të këmbëve

Një ose dy ditë para ceremonisë, pushoni dhe kërkojuni miqve tuaj më të mirë që t’ju shoqërojnë për të rregulluar thonjtë. Do të vrisni dy zogj me një gur. Sepse përveçse do të rregulloni thonjtë e duarëve dhe të këmbëve edhe do të relaksoheni dhe do të flisni pak me shoqëruset e nuses. Për thonjtë zgjidhni ngjyra neutral si bezhë.

Kujdesuni për bukurinë tuaj të brendshme

Rezervoni trajtimet e detoxit pas martesës, por mos harroni të hani me shëndetshëm afër ditës së martesës.

Ushqimet si patate të skuqura dhe pije me gaz,  bëjnë që stomaku t’iu fryhet ndaj shmangni sa më shumë të jetë e mundur. Përveç kësaj, pini shumë ujë për një lëkurë shumë të shëndetshme.

Shpërndaje në: