Pesë ditë nga “arratisja” e Artan Grubit: Polici që e lëshoi kërkoi pushim mjekësor
Çështja e ish-zv.kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Artan Grubi i cili u shpall në kërkim ndërkombëtar pas futjes së tij në listën e zezë amerikane, vazhdon të ngjallë reagime të ndryshme e kritika të ashpra.
Siç raportojnë mediat atje, një reagim i tillë ka ardhur edhe sot nga opozita atje, të cilët i kanë bërë thirrje ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovski që të japë dorëheqje
Kjo për arsyen se, ata akuzojnë Toshkovskin se ”gënjen” që ka suspenduar policët që kanë qenë në detyrë në kohën kur Grubi supozohet që ka kaluar kufirin mes Kosoves dhe Maqedonisë së Vedriut.
Ata kanë thënë që polici që e ka lëjuar ish zv-kryeministrin të kalojë ka marëë pushim mjekësor.
“Polici B.J të njëjtën ditë kur e ka lëshuar Grubin ka marrë pushim mjekësor. Me këtë, de fakto ai nuk mund të pezullohet për aq kohë sa zgjat pushimi mjekësor. Pse gënjen Toshkovski se janë suspenduar kur kjo nuk është bërë? A dëshiron ta mbrojë, apo pret që e gjithë kjo situatë të përkeqësohet? Dhe pse nuk është ngritur kallëzim penal kundër policëve, por gjoja se suspendim kur bëhet fjalë për vepër penale për të cilën mund të ngrihet kallëzim penal? Më tej, deri kur Toshkovski do ta godasë samarin në kushte kur ai personalisht dhe i gjithë aksioni që ai ka udhëhequr është fshehur, apo siç dyshojmë është bërë qëllimisht në atë mënyrë që Grubi të lëshohet”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
Duhet shtohet se Artan Grubi kërkohet si i dyshuari për keqpërdorime mbi 8 milion euro në Lotarinë Shtetërore.