Pesë banane e dërgojnë drejtë e në spital shqiptarin!
Bëhet fjalë për vjedhjen e 5 bananeve, të cilat janë bërë shkak për plasjen e një sherri e dhune, të cilat e kanë bërë burrin të përfundojë në spital.Ngjarja ka ndodhur më datë 2 mars në rrugën “Prokop Mima”. Në pranga është vënë Ervin.L, 33 vjeç, banues në fshatin Yrshek.
Mbi të rëndon akuza e plagosjes së rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike, ndërsa nën hetim është vënë Eduart N., 34 vjeç, me banim në Tiranë, nën akuzën e veprës penale të vjedhjes.
Paraditen e së enjtes, në rrugën “Prokop Mima”, Ervini, ka goditur me grusht dhe sende të forta Eduartin, i cili ka vjedhur 5 banane, në dyqanin e motrës së Ervinit.I plagosuri, Eduarti, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.