Pesë arsye të forta se përse duhet të konsumoni birrë
Birra është shoqëruesja e mbrëmjeve mes miqsh dhe freskon ditët e nxehta të verës, por ajo sjell edhe shumë përfitime për shëndetin.
Në momentin që konsumohet në sasira të moderuara pa e tejkaluar, birra ndihmon në parandalimin e Alzaimerit, në sëmundjet e zemrës dhe shumë probleme të tjera.
Më poshtë do të rreshtojmë 5 motive që të pish birrë i bën mirë shëndetit. Por kujdes, e tepruar ka edhe efekte negative.
Arsyet
- Parandalon sëmundjet. Birra parandalon sëmundjen e Alzaimerit dhe mund të ndihmojë në kurimin e problemeve të zemrës. Një studim i vitit 2013 nga Universiteti i Athinës ka zbuluar që birra ndihmon në fleksibilitetin e arterieve .
- Përmban vitamina. Në birrë ka super nutrientë. Birra ka shumë avantazhe si produkt për t’u konsumuar.
- Birra të ndihmon që të jesh në formë. Ajo ka shumë pak sheqer dhe ndryshe nga pijet freskuese nuk ndikon në rritjen e sheqerit në gjak sepse përmban rreth 93% ujë dhe kështu është shumë e dëshirueshme nga konsumatorët.
- Birra të bën të bukur. Sepse është e përbërë nga elbi dhe përmban acid ferulik, që është një antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga dielli. Gjithashtu, ajo të ndihmon që të kesh edhe flokët më të shndritshëm dhe të bukur.
- Riekuilibron edhe hormonet. Që do të thotë: ndihmon që menopauza tek femrat të kalojë pa shumë shqetësime.