Pesë arsye pse duhet të puthni më shpesh
Kur ka qenë hera e fundit që jeni puthur plotë pasion me partnerin/en tuaj?
Sot, data 6 korrik përkon me Ditën Ndërkombëtare të Puthjes. Puthja është shprehja e parë dhe më elementare e dashurisë mes dy personave. Shpesh puthja konsiderohet si çelësi që hap dyert e afeksionit midis dy personave.
Më poshtë ju listojmë pesë fakte interesante dhe arsye për të dhuruar sa më shumë dashuri nëpërmjet puthjeve:
1.Puthja largon stresin duke ulur nivelin e kortizolit, hormonit të stresit.
2.Puthjet largojnë dhimbjen e kokës dhe ngërçet. Është shumë e thjeshtë, stresi mund të shkaktojë dhimbje të ndryshme në trup, por puthja vjen në ndihmë duke ulur kortizolin.
3.Një puthje e shpejtë romantike mund të djegë 2-3 kalori, ndërsa french kiss (puthja franceze) mund të djegë më shumë se 5 kalori. Puthja që zgjat një minutë mund t’ju bëjë të humbisni 26 kalori.
4.Njerëzit shkëmbejnë pështymën gjatë puthjes dhe dihet se ajo përmban disa lloje substancash, ku nuk mungojnë mikrobet, kripërat minerale dhe proteina. Bazuar në studimet, këmbimi i këtyre substancave gjatë puthjes mund të reflektojë në përmirësimin e imunitetit dhe prodhimin e antitrupave që e bëjnë më efikas bashkëveprimin e substancave mbrojtëse të organizmit kundrejt sëmundjeve të ndryshme.
5.Studimet thonë se çiftet që përshëndeten me puthje jetojnë 5 vjet më shumë se ata që nuk puthen.