Pesë arsye për masazh
Një masazh i cilësisë me teknikë adekuate është zgjidhja më e mirë për relaksim dhe freskim të gjithë trupit, transmeton KosovaPress.
Këto janë anët pozitive të masazhit për organizmin:
Ndihmon stresin dhe zbut dhimbjen
Masazhi do të lehtësojë dhimbjen, sidomos ata që janë të prekur nga stresi dhe stili i jetesës “së ulur”. Njerëzit që vuajnë nga dhimbja kronike mund të ndjejnë përmirësimin aktual, pasi simptomat do të lehtësohen, sipas hulumtimeve shkencore.
Pacientët që janë diagnostikuar me fibro-mialgji ose artrit duhet të konsultohen me një plan-program dhe të konsiderojnë masazhet terapeutike si një lloj trajtimi.
Ndikon pozitivisht në shëndetin mendor
Studime të shumta kanë treguar se si masazhet mund të ndihmojnë te shumë lloje të çrregullimeve të humorit. Masazhet janë treguar se lehtësojnë tensionin që shkakton ankth dhe gjithashtu ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga depresioni.
Përmirëson cilësinë e gjumit
Një studim i kryer në Universitetin e Majamit zbuloi se njerëzit që vuajnë nga çrregullime gjumi duhet të kenë dy masazhe në javë për 30 minuta. Të anketuarit që morën pjesë në studim raportuan një përmirësim të ndjeshëm në cilësinë e gjumit pas disa javësh.
Studimet e hershme kanë treguar se masazhi rrit nivelin e serotoninës në gjak, hormon ky është shumë i rëndësishëm për një gjumë të shëndetshëm dhe cilësor.
Përshpejton rikuperimin nga lëndimet sportive
Masazhi nuk do të përshpejtojë vetëm shërimin nëse jeni duke vuajtur nga një lëndim i vjetër, por gjithashtu do të lehtësojë proceset inflamatore në trup, do të rrisë fleksibilitetin e muskujve dhe do të zvogëlojë rrezikun e lëndimeve të reja.
Nxit imunitetin
Masazhi kontribuon në qarkullimin më të mirë të gjakut dhe madje edhe në qelizat e bardha të gjakut që na mbrojnë nga infeksioni.