Konjufca përzëri deputetët e listës serbe nga seanca, Berisha: U bë me u mbulu emërimin e gruas së Liburn Aliut dhe nipin e Besnik Bislimit
Deputeti Bekë Berisha u pyet për veprimin e kryeparlamentarit Konjufca i cili ndërpreu seancën e Kuvendit dhe i përzëri nga seanca deputetët e listës serbe.
Berisha tha se ishte veprim elektoral.
Por jo vetëm.
Sipas Berishës, Konjufca i përzëri listën serbe për të mbuluar veprimet lidhur me gruan e ministrit Liburn Aliut dhe nipin e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.
“Ke reagim elektoral e kuptova pse u bë, edhe me u mbulu pak atë marren që e bënë, nepotizmin, por mos t’u hjekt marrja se tani mundesh me ba cka dush. Këtu ka ligj, e kemi rregulloren e Kuvendit dhe dihet korniza qysh duhet me u sill sepse jemi në një situatë me të vërtet të çuditshme dhe të çoroditur dhe tash kemi me pa edhe veprime të çoroditura sepse na jemi bërë shtet i çoroditur me këta”, ka thënë në Reek Talk.