Përveç zgjedhjeve, ambasadori britanik thotë se folën edhe për të ardhmen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Përveç zgjedhjeve, ambasadori britanik thotë se folën edhe për të ardhmen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka shkruar pas takimit që ai ka zhvilluar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, duke thënë se ka qenë kënaqësi takimi me të.

Ai ka thënë edhe se në takim me kryetarin e PDK-së, kanë diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit, por edhe për të ardhmen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

‘‘Ishte kënaqësi që sot të takohesha me Kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi. Biseduam për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, si dhe për të ardhmen e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe nevojën e vazhdueshme për angazhimin e Kosovës me të’’, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: