Përveç depresionit, ja cilat janë problemet e tjera mendore që shkaktojnë rrjetet sociale

Përveç depresionit, ja cilat janë problemet e tjera mendore që shkaktojnë rrjetet sociale

Jo vetëm depresion por edhe simptoma të tjera të shëndetit të keq mendor, nga ankthi te pagjumësia, deri te stresi kronik dhe mungesa e vetëbesimit si dhe pak sport, këto janë disa prej efekteve negative që shkaktohen mbi të gjitha tek vajzat adoleshente nga përdorimi i vazhdueshëm i medies sociale, sipas një studimi të publikuar në “The Lancet Child & Adolescent Health” dhe të realizuar nga “UCL Great Ormond Street Institute of Child Health” në Londër.

Sipas një studimi të zhvilluar mes intervisave direkte me rreth 10 000 adoleshentë të moshës 13-16 vjeç, tregon se të lidhurit vazhdimisht në rrjetet sociale, “Facebook”, “Instagram”, “WhatsApp”, “Twitter” dhe “Snapchat”, ose të paktën tre herë në ditë dhe më shumë, lidhet me një përkeqësim të shëndetit mendor dhe fizik.

Me sa duket më shumë vuajnë femrat. Gati 60% e impaktit psikologjik të shkaktuar mes të rejave nga rrjetet sociale vjen nga ekspozimi i tyre i lartë ndaj bulizmit kibernetik dhe të mungesës së aktiviteteve të shëndetshme. Këto adoleshente flenë më pak, flenë keq dhe bëjnë pak ushtrime fizike dhe jetë në ajër të hapur.

Këta faktorë psikologjikë negativ që vijnë nga përdorimi i rrjeteve sociale, nga ana tjetër ndikojnë vetëm në masën 12% tek meshkujt.

Shpërndaje në: