Përurohet Biblioteka e qytetit të Gjilanit

Përurohet Biblioteka e qytetit të Gjilanit

Sot mbahet ceremonia e përurimit të objektit te ri të Bibliotekës “Fan S. Noli” në Gjilan.

Ndërtimi i ndërtesës së re të bibliotekës në Gjilan është pjesë e Fazës V të projektit të BE-së, Infrastruktura sociale dhe ekonomike komunale, që është duke mbështetur zhvillimin e baraspeshuar rajonal në Kosovë.

Mbi 90 mijë qytetarë lokalë të zonës së Gjilanit do të përfitojnë nga ndërtesa e re e bibliotekës, ndërtimi i së cilës ka kushtuar 2.3 milionë euro. / KultPlus.com

Shpërndaje në: