Personi që ra nga aeroplani ishte futbollisti 19 vjeçar i kombëtares së Afganistanit

Personi që ra nga aeroplani ishte futbollisti 19 vjeçar i kombëtares së Afganistanit

Janë zbuluar tashmë detaje lidhur me pamjet prekëse të disa ditëve më parë, ku shiheshin persona duke rënë nga krahët e avionëve ushtarakë të ShBA-ve, në aeroportin e Kabulit.

Situata kaotike e krijuar në Afganistan, pas largimit të trupave ushtarake të ShBA-ve, ka bërë që shumë qytetarë të kërkojnë largimin nga vendi i tyre.

Format se si të dilet nga vendi nuk po selektohen, duke bërë që njerëzit të rrezikojnë duke u mbajtur në krahët e aeroplanëve që po nisen nga aeroporti i Kabulit.

Të njëjtën rrugë e provoi edhe Zaki Anwari, 19 vjeçari i cili luante për kombëtaren e të rinjve të Afganistanit, përcjell Periskopi.

Ngjarja në të cilën humbi jetë lojtari ndodhi të hënën, duke bërë bujë të madhe. Më poshtë mund të shihni videon për të cilën bëhet fjalë. /Periskopi/

Shpërndaje në: