Personat që kanë muskuj të zhvilluar mund ta mposhtin koronavirusin më lehtë

Muskujt ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar dhe i mbrojn njerëzit nga infeksionet.
Kjo, sipas një studimi të ri që ka gjetur se masa muskulare ndihmon në rritjen e funksionit të sistemit imunitar dhe luftimin e infeksioneve.
Në një stiuatë të tillë, ekspertët thonë se krahas ushqimit të duhur, që tanimë dihet çfarë ndikimi ka për sistemin imunitar, aktiviteti fizik dhe ndërtimi i muskujve kanë po ashtu rëndësi në luftimin e infeksioneve dhe virusit Covid-19.
Ky studim i publikuar në revistën Science Advances, ka gjetur se indet muskulare i sigurojnë qelizave imunitare një mbrojtje gjatë procesit të luftimit të viruseve.
Prandaj në këtë situatë pandemie, ekspertët këshillojnë kryerjen e aktiviteteve fizike dhe rritjen e masës muskulare, në mënyrë që keni një sistem sa më të fortë imunitar në luftimin e virusëve.