Personat në foto (asamblistë të VV) i lënë pa kulm mbi kokë 16 familje të Mitrovicës së Jugut
Komuna e Mitrovicës së Jugut në vitin 2023 ishte njëra prej komunave më të prekura pas përmbytjeve nga reshjet e shiut. Shumë biznese e familje u dëmtuan nga përmbytjet që shkaktoi moti i ligë. Përveç që ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme, kryetari i komunës, Bedri Hamza planifikonte t’i subvenciononte me nga 10 mijë euro për 16 familjet e dëmtuara. Këtë e kundërshtuan sot asamblistët e Vetëvendosjes në komunë, shkruan Periskopi.
Burime të Periskopit kanë treguar se Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut sot nuk e votoi propozimvendiin për ndarjen e mjetëve për familjet e lagjës “Bair”.
“Në mbledhjen e rregullt të kuvendit komunal në Mitrovicen e Jugut, ku ndër pikat tjera ishte edhe propozim-vendimi për subvencionimin e familjeve që ju kanë dëmtuar shtëpitë dhe kanë mbetur pa kulm mbi kokë, në lagjen “Bair” tek kazerma belvedere, grupi i VV në Mitrovicë nuk e voton pikën për me i subvencionu familjet“, tha burimi për Periskopin.
Në foto asamlistët e Vetëvendosjes në Mitrovicën e Jugut
Kujtojmë se në vitin 2023 vërshimet kishin shkaktuar dëme rreth 13 milionë euro.
“Të gjitha shkollat janë duke punuar të gjitha instuticionet shtetërore janë në funksion edhe shëndetësia po punon me kapacitete të plota. Shuma e dëmve në bazë të vlerëave preliminnare e kalojnë ndoshta edhe 13 milionëshin si vlerësime preliminare e shumë objekte jo të kryera”, kishte deklaruar Bedri Hamza.