Personat e gjatë kanë jetë më të mirë seksuale

Personat e gjatë kanë jetë më të mirë seksuale

Diskutimi rreth gjatësisë mes njerëzve e në veçanti tek çiftet mbetet çdoherë temë e hapur për tu diskutuar.

Gjatësia ende mbetet kriter i cili kërkohet te meshkujt dhe shkencëtarët kanë dëshmuar se meshkujt më të gjatë se 182 centimetra kanë shanse më të mëdha për të gjetur një partnere në platforma online, për dallim prej meshkujve që kanë gjatësi më të shkurtër.

Mbase tani keni edhe një arsye më shumë për të pasur kriter gjatësin tek partneri, pasi sipas Bodylogic MD personat e gjatë bëjnë seks më të mirë.

Anketimi i bërë ka zbuluar se nga 1,000 pjesëmarrës, ata të cilët kishin qenë më të gjatë se miqtë kishin qenë më kënaqur me jetët seksuale.

Hulumtimi nuk ka treguar se si gjatësia ndikon që seksi të jetë më i kënaqshëm, por sugjerohet se personat e gjatë kanë më shumë vetëbesim dhe e konsiderojnë veten më joshës, andaj edhe mund të themi se vetëbesimi është karakteristikë seksi.

Vlen të ceket se meshkujt janë më të brengosur dhe pakënaqur me gjatësinë që kanë sesa femrat.

Në fakt, shumica e meshkujve thonë se do t’i shtonin disa centimetra në gjatësinë e tyre të trupit po të kishin mundësi.

Shpërndaje në: