Person i ri, zakon i vjetër: Puthje dhe shpulla për Beatrixën njësoj si me Bora Zemanin
Takimi i Donald Veshajt dhe Bora Zemanit në shtëpinë e Big Brother VIP numëron miliona klikime në rrjete sociale, derisa sjellja e Donaldit atë natë u komentua shumë.
Ajo për të cilën u përfol aktori atë kohë ishte për gjestet e tij ku e puthte moderatoren dhe më pas e gjuante me shpulla në formë loje.
Por, duket se tani për këtë gjest të tillë thjesht ka ndërruar personin.
Aktori të njëjtën gjë e ka bërë sot edhe me Beatrixën gjatë dasmës së improvizuar nga Big Brother.
Donaldi derisa po e puthte Beatrixën, ai e gjuan edhe me shpulla, njësoj siç bëri edhe me Bora Zemanin kur e takoi.