Përshpejtoni rritjen e flokëve me këtë procedurë shumë të thjeshtë

Përshpejtoni rritjen e flokëve me këtë procedurë shumë të thjeshtë

Aloe është më shumë sesa një bimë dekoruese. Xheli i saj ka veti kuruese dhe është baza e shumë produkteve kozmetike!

Veç përdorimit të jashtëm, mund të përdoret edhe për të mbajtur nën kontroll disa probleme shëndetësore, por sot do ju tregojmë mënyrën e duhur si duhet përdorur kjo bimë për shëndetin e flokëve.

Shumë produkte me bazë aloe pretendojnë se nxisin rritjen e flokëve, parandalojnë djegien dhe u japin shkëlqim flokëve. I pasur me vitamina, antioksidantë dhe enzima natyrale, xheli natyral i aloes ndihmon në hidratimin e skalpit të kokës duke mbajtur lagështirën dhe yndyrën natyrale të flokut.

Për më tepër aloe vera është një antibakterial natyror, antimikrobik dhe anti-inflamator, gjithashtu ka përbërjen kimike të keratinës (nga çfarë përbëhet floku).

Aloe është e shkëlqyer për qetësimin e skalpit të kokës dhe pastrimin e zbokthit. Por nëse nuk vuani nga asnjë prej këtyre problemeve, nga aloe mund të keni edhe përfitime të tjera. Ajo përforcon majat e flokëve, i ushqen këto të fundit që nga rrënjët dhe u jep shkëlqim.

Mënyra e duhur si duhet përdorur ky xhel është shumë i thjeshtë!

Me ndihmën e një luge duhet ta merrni direkt nga bima dhe ta aplikoni në të gjithë gjatësinë e flokut. Nëse i keni flokët e gjata, duhet të lyeni vetëm rrënjët dhe majat.

Shpërndaje në: