Përsëritja e anktheve të gjumit, shenjë e frustrimit psikik
Një studim i ri tregon se përsëritja e anktheve të natës më shumë tregojnë për nevojën e pamjaftueshme psikologjike që duhet zgjidhur.
Ankthet e natës që përsëriten janë shenjë e frustrimit psikik që zakonisht ndodh si pasojë e mungesës së autonomisë, afërsisë, ndjenjës së kompetencës dhe lidhjeve shoqërore, transmeton KosovaPress.
Në këtë temë janë kryer dy lloje të hulumtimit. Në llojin e parë 200 vullnetarë lajmëruan një nga nëntë ankthet gjatë gjumit. Është interesante se në ankthe më së shumti janë përfshirë sulme, përndjekje, rrëzime për shkak të frikës.
Në një tjetër tip të hulumtimit, ekspertët analizuan tri ditë gjatë të cilave 110 pjesëmarrës analizuan ëndrrat e tyre. Ideja ishte të kërkohet si gjendja psikologjike ndikon në krijimin e një ëndrre.
Me gjithë kufizimet e caktuara, për shembull, hulumtimet janë mbështetur në retrospektivë të raporteve që nuk janë gjithmonë të sakta, rezultatet e përgjithshme tregojnë se frustrimi psikologjik ndikojnë në tematikën e ëndrrave. Ata që ishin të pakënaqur kishin ëndrra më të tmerrshme, më dramatike dhe trishtuese.