Përse teshtijmë disa herë radhazi?
Të gjithëve na ndodh të teshtijmë më shumë se njëherë, madje deri në 4-5 herë radhazi. Kjo mund të jetë diçka e bezdisshme, por ka një arsye shkencore përse ndodh.
Shkaktarët e teshtimës mund të jenë të ndryshëm, si për shembull, pluhuri, sëmundjet, drita e fortë etj, por shkaku kryesor mbetet membrana e mukusit, brenda hundës dhe fytit të njeriut.
Mjekja Laura Geggel tregon se njeriu teshtin për të pastruar rrugët e frymëmarrjes. Një teshtimë e vetme mund të jetë e mjaftueshme për të pastruar çfarëdolloj gjëje që irriton sistemin tonë, ndërsa teshtima e vazhdueshme, sipas ekspertes Laura Geggel, ndodh kur trupi ka nevojë të nxjerrë irritues të tjerë që ndodhen më thellë.
Kështu, teshtima e parë e veçon irrituesin, e dyta e dërgon në hundë dhe e treta e nxjerr jashtë. Të teshtiturit në mënyrë të vazhdueshme do të thotë se trupi juaj po përpiqet më shumë se zakonisht të pastrojë rrugët e frymëmarrjes./noa.al