Përse të paguajmë për konsum të përbashkët?

Përse të paguajmë për konsum të përbashkët?

Konsumi i përbashkët i energjisë termike paraqet sasinë e energjisë termike të pamatur nga matësit individual të nxehtësisë, por përfshihet në faturë sipas metodologjisë së ZRRE-së.

Shpërndarja e konsumit të përbashkët llogaritet dhe faturohet bazuar në pjesëmarrjen e sipërfaqes ngrohëse të njësisë të banimit gjegjësisht të lokalit afarist ndaj totalit të sipërfaqes së ndërtesës kolektive. Kjo vlerë e aprovuar nga ZRRE përbën 20% të konsumit të energjisë termike në ndërtesë kolektive.


Konsumi i përbashkët ju faturohet të gjitha njësive banesore me matës dhe pa matës, ndërsa vlera ndryshon çdo muaj, varësisht nga konsumi total i energjisë termike.

Si mund të ulet konsumi i përbashkët i energjisë termike?

  • Me termoizolimin e gypave të rrjetit sekondar;
  • Me montimin me mbylljes automatike të derës kryesore të hyrjes së ndërtesës kolektive;
  • Me xhamëzimin e gjitha dritareve të koridoreve të ndërtesës kolektive, etj.

Shpërndaje në: