Përse shkencëtarët po insistojnë që personat me diabet të pinë birra çdo ditë
Pirja e një gote birrë apo verë në baza ditore mund të shërojë problemet me diabet të tipit 2, sipas një rishikimi shkencor.
Konsumimi i një sasie të moderuar të alkoolit, përkatësisht rreth 2,5 njësi në ditë, mund të përmirësojë metabolizmin e glukozës në gjak, sipas studiuesve.
Diabetikët e tipit 2 kanë aftësi të dëmtuar të zbërthimit të glukozës, e cila shkakton nivel të lartë të sheqerit në gjak, rezistencë ndaj insulinës dhe shtim në peshë.
Kritikët i janë kundërvyer deklaratave të hulumtuesve kinez se udhëzimet e alkoolit për diabet duhet të rishikohen.
Studimi, që akoma nuk u botua, u paraqit në Takimin Vjetor të Shoqatës Evropiane për Studimin e Diabetit në Barcelonë.
Shkencëtarët e Universitetit Juglindor analizuan dhjetë studime që zbuluan lidhjen midis konsumit të alkoolit dhe diabetit të tipit 2.
Pirja e alkoolit u gjet se përmirësoi metabolizmin e glukozës, e cila uli nivelet e insulinës.
Pija në fjalë po ashtu uli nivelet e triglicerideve, lloji më i zakonshëm i yndyrës që gjendet në ushqim.