Përse na bien flokët?

Përse na bien flokët?

Të gjithëve na ndodh që në një moment të caktuar te jetës të na bien flokët, madje sipas ekspertëve të shëndetit është mëse normale që një njeri të humbë rreth 50 deri në 100 qime në ditë.

Miliona njerëz vuajnë në periudha të ndryshme të jetës nga humbja e flokëve për arsye të ndryshme. Kur rënia e flokëve ndodh papritmas, ajo mund të jetë për shkak të ndonjë sëmundjeje, dietave drastike, ndryshimeve hormonale etj, gjendje të cilat shpeshherë priremi t’i harrojmë dhe mendojmë se rënia ndodh si pasojë e ujit apo keqpërdorimit me paisjet estetike si tharësja e flokëve apo drejtueset.

Këto janë 5 arsyet shëndetësore përse na bien flokët

1.Alopecia androgjenike është një sëmundje gjenetike që prek si meshkujt dhe femrat, e cila lidhet me mbiprodhimin e hormoneve mashkullore në trupin e njeriut (androgjenit) që veprojnë duke rritur ose shtuar qimet në pjesë të ndryshme të trupit, por fatkeqësisht bëjnë që flokët të bien në pjesën ballore të kokës, tek ajo që njihet si vija ndarëse e flokëve. Rreth 1/3 e femrave rrezikojnë të preken nga alopecia që nga puberteti deri në menopauzë./periskopi.com

2.Sëmundjet autoimune: Krahas alopecisë angrogjenike, ekziston edhe një sëmundje tjetër autoimmune si alopecia areata që çon në rënien e flokëve. Kjo gjendje shëndetësore shkakton rënie të flokëve kur vetë sistemi imunitar lufton qelizat e shëndetshme dhe ‘’sulmon’’ folikulat.

3.Sindroma Policistike Ovariane: Sindroma Policistike Ovariane krijohet si pasojë e çrregullimeve hormonale. Vezoret prodhojnë më shumë testosteron se zakonisht, e që ndikon në shtimin e qimeve në pjesë të ndryshme të trupit ose rrallimin e flokëve.

4.Marrja e medikamenteve të ndryshme: Antidepresivët dhe ilaçet antiinflamtorë janë të lidhura drejtpërdrejt me rënien e flokëve. Kini kujdes kur merrni medikamente të tilla pasi mund të vin re rënie masive.

5.Shtatzënia: Zakinisht femrat vënë re rënie të flokëve pas sjelljes në jetë si pasojë e çrregullimeve hormonale, por ky problem mund të shfaqet në çdo stad të shtatzënisë.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Tërmet në Shqipëri, dëgjohet edhe në Kosovë në disa zona afër Kukësit

Dridhjet e një tërmeti në Shqipëri janë dëgjuar edhe në disa zona të Kosovës, afër…

Shqipëria e nis 2025-tën me binjakë

Jo një, por dy. Binjakë janë dy fëmijët e parë që kanë lindur në Shqipëri…

Hyn në fuqi vendimi, qytetarë nga Bosnja e Hercegovina ia bëjnë “sefte” pa viza në Kosovë

Kosova ka hequr njëanshëm regjimin e vizave për qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës. Ky vendim sapo hyri…

Gëzuar 2025!

Duke iu uruar Vitin e Ri 2023, ju falënderojmë që zgjidhni Periskopin për t’u informuar…

Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje për shpërthimin nga fishekzjarret në Prizren

Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje për shpërthimin nga fishekzjarret në…

Ramush Haradinaj uron Vitin e Ri me një foto familjare

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka sjellë atmosferën festive nga shtëpia e tij së bashku…

Shpërthen zjarri në një vend ku po shiteshin mjete piroteknike në Prizren, lëndohet një person

Një person ka marrë lëndime si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një pikë shitjeje…

Nerodima e Ferizajt katër orë pa rrymë sonte

Në redaksinë e Klan Kosovës kanë ardhur ankesa që nuk ka rrymë në fshatin Nerodime…