Përse mjekët mbathin nallane

Përse mjekët mbathin nallane

Pothuajse nuk ka asnjë mjek i cili nuk i mbath këtë lloj këpuce, mirëpo përse i mbathin ato?

Si duket ekziston një sërë arsyesh përse nallanet janë më të preferuara nga mjekët dhe përse pa to nuk mund ta imagjinojnë punën e tyre, transmeton Telegrafi.

Nallanet u mundësojnë infermiereve dhe mjekëve mbështetje e cila u ndihmon që të kenë më pak dhembje në këmbë, nyja, gjunjë dhe në kurriz, gjë që është shumë me rëndësi, sepse ata kalojnë mjaft kohë duke lëvizur në këmbë, ndonjëherë as që kanë shans për të pushuar.

Nallanet e mira janë dizajnuar në mënyrë speciale për punë në vendet të cilat nënkuptojnë qëndrim të gjatë në këmbë. Në situata të këtilla janë më të dobishme sesa atletet dhe këpucët, por gjithashtu janë të mbyllura dhe i mbrojnë gishtat.

Gjithashtu ato janë të mbrojtura nga lëndimet eventuale për shkak të rënieve të objekteve, posaçërisht atyre të mprehta siç janë bisturitë e kirurgëve, goditjeve nga mjetet jo të mprehta dhe nga rrjedhja e lëngjeve të rrezikshme si edhe lëngjet trupore.

Nallanet nuk kanë rripa të komplikuar, andaj mbathja dhe zbathja është e lehtë dhe pa kurrfarë stresi dhe nevoje për t’u përkulur.

Nuk janë të gjitha nallanet njësoj të mira, andaj duhet kushtuar kujdes komforit, përkrahjes, sigurisë të cilën ofrojnë, stabilitetit si dhe në çfarë mase zvogëlojnë stresin.

Lloj i veçantë i nallaneve janë ato të kirurgëve, të cilat janë të punuara për mjekët dhe infermieret të cilët marrin pjesë në operacione.

Këto mbathje i mbajnë këmbët të pushuara edhe pas ndërresës prej 12 orësh, sepse eliminojnë dhembjen e shpinës. Janë të punuara kryesisht nga lëkura dhe lehtë pastrohen, ndërkaq materiali është cilësor dhe i rezistueshëm.

Nallanet janë të dobishme, sepse pengojnë rrëshqitjen, sepse në spitale dyshemeja vazhdimisht pastrohet. Kur personeli mjekësor ngutet që të arrijë te pacienti, është shumë me rëndësi që të mund të vrapojnë nëpër dysheme të lagësht kur e kërkon nevoja.

E fundit që u nevojitet mjekëve derisa vrapojnë për t’ua shpëtuar jetën pacientëve është që të mendojnë për atë se mund të rrëshqasin dhe të rrëzohen – apo që ajo vërtet edhe të ndodhë. 

Shpërndaje në: