Përse Maradona mbante dy orë në duar, sekretin e zbulon Ronaldo
Diego Maradona ndërroi jetë tragjikisht në moshën 60-vjeçare në nëntor 2020. Bota e futbollit u bashkua për t’i bërë nderimet e saj një prej lojtarëve më të mëdhenj në histori, pasi u konfirmua lajmi i tmerrshëm për vdekjen e legjendës argjentinase.
Pele, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo ishin ndër superyjet e së shkuarës dhe së tashmes për të nderuar heroin e Kupës së Botës 1986.
Maradona kishte të metat e tij, por nuk ka asnjë dyshim se ai ishte i dashur nga shumica dërrmuese – veçanërisht në Argjentinë dhe nga të gjithë ata që kishin privilegjin të luanin përkrah tij.
Edhe brazilianët e donin argjentinasin, përfshirë Ronaldo Nazario, një tjetër pretendent për statusin e lojtarit më të madh të futbollit.
Ronaldo, dy herë fituesi i Kupës së Botës, foli për marrëdhënien e tij të veçantë me shokun e tij amerikano-jugor pas vdekjes së Maradonës. Ashtu si pjesa tjetër e botës së futbollit, ish-sulmuesi i klasit botëror pranoi se ishte “shumë i trishtuar” pasi dëgjoi lajmin.
“Diego la një trashëgimi të pabesueshme në futboll. Humbja e tij është shumë e vështirë për t’upranuar”, u citua ai të ketë thënë nga The Mirror. “Lajmi më kapi në befasi dhe më la shumë të trishtuar. Unë dua t’i dërgoj dashurinë time familjes së tij. Ai ndryshoi jetën e shumë njerëzve dhe unë do të jem gjithmonë mirënjohës për frymëzimin që më dha”.
Ronaldo tregoi gjithashtu një histori emocionuese që përfshin mikun e tij të ndjerë, duke shpjeguar pse legjenda e Argjentinës mbante dy orë. Më parë ishte raportuar se Maradona mbante dy orë kur udhëtonte: njëra për të treguar orën në qytetin ku ndodhej dhe tjetra për të treguar orën në Argjentinë. Por, Ronaldo vazhdoi të zbulojë arsyen e vërtetë.
“Një nga herët e para që erdhi për të më vizituar në Madrid, ne dolëm në darkë”, shtoi ai. “Diego kishte dy orë dhe legjenda më tha se ai nuk shkon askund pa të dyja”.
“E pyeta pse i kishte dy dhe më tha se vajza i kishte bërë dhuratë dhe që atëherë nuk i kishte hequr kurrë. Në fund të darkës hoqi njërën dhe ma dha mua, por unë i thash se nuk doja ta pranoja, por ai u zemërua dhe unë do të kujdesem për to për të gjithë jetën time, si një kujtesë për bujarinë dhe miqësinë me të”.
Kjo orë e veçantë u bë një posedim edhe më i çmuar për Ronaldon, i cili aktualisht është president i klubit spanjoll, Real Valladolid.