Përse ju shfaqet mpiksja e gjakut gjatë periodave?

Përse ju shfaqet mpiksja e gjakut gjatë periodave?

Çdo trup është unik dhe çdo grua e përjeton ciklin menstrual në mënyra të ndryshme, prandaj prania e mpiksjes së gjakut nuk duhet të jetë alarmante, megjithatë është një aspekt që duhet mbajtur në kontroll për të kuptuar nëse lidhet me probleme të tjera. Asnjëherë nuk është ide e keqe të kërkosh këshillën e gjinekologut.

Zakonisht këto mpikjse kanë përmasat nga 5 mm në 4 cm dhe janë më të shpeshta te gratë që kanë cikël menstrual të dendur. Por cilat janë arsyet që çojnë në shfaqjen e tyre?

Mungesa e hekurit

Gratë që kanë fluks të lartë menstrual kanë rënie të nivelit të këtij elementi, si rrjedhojë mitra nuk gjeneron antikoagulimin e saj natyral Mbani në kontroll periodikisht nivelin e hekurt dhe konsultohuni me mjekun nëse duhet marrë suplement.

Çekuilibër i vogël hormonal

Mpiksja e gjakut gjatë menstruacioneve është më e pranishme tek adoleshentet dhe tek nënat që sapo kanë lindur. Kjo ndodh për shkak të çrregullimeve të vogla mes estrogjenit dhe progresteronit, një fenomen që mund të ndodhë dhe pak para menopauzës.

Aborti spontan

Prania e papritur e mpiksjes së gjakut me ngjyrë në të verdhë ose gri, fatkeqësisht mund të jetë e lidhur me një abort spontan, duhet të shkoni menjëherë tek mjeku ose gjinekologu.

Endometrioza

Endiometroza është një sëmundje e heshtur që godet miliona gra që prek organet riprodhuese femërore dhe karakterizohet nga formimi i një shtrese shumë të dendur rreth mitrës dhe organeve përreth. E gjithë kjo shkakton dhmbje dhe praninë e mpiksjes së gjakut gjatë menstruacioneve.

Shpërndaje në: