Përse flemë në çarçafë të ndotur? Meshkujt nuk i ndërrojnë madje as 18 ditë pas seksit
Hulumtimi paksa shqetësues i kompanisë Mattress Advisor ka treguar që ekziston dallimi i madh ndërmjet shprehisë femërore dhe mashkullore të ndërrimit të çarçafëve pas aktiviteteve seksuale
Mashkulli mesatarisht do ta ndërrojë çarçafin e tillë vetëm pas 11 ditëve, derisa femrat më shumë i kushtojnë kujdes higjienës, andaj ndërrimin do ta bëjnë në ditën e katërt, transmeton Telegrafi.
Madje edhe pas seksit në një natë meshkujt do të flenë në të njëjtin çarçaf plotë 18 ditë, derisa femrat pas përvojës së tillë do t’i heqin çarçafët e ndotur dhe këllëfin e jastëkut pas dy ditësh.
Marrë në përgjithësi, meshkujt e vetëm kanë pranuar që çarçafin e ndërrojnë mesatarisht çdo 45 ditë. Nga ana tjetër, meshkujt më herët do t’i ndërrojnë çarçafët nëse besojnë që atë natë do të lumturohen.
Nëse seksi u është i garantuar, 49 për qind e tyre shtrojnë çarçafë që sapo i kanë larë, derisa këtë e bëjnë vetëm 39 për qind e emrave.
Kompania ka intervistuar mijëra njerëz lidhur me shprehitë e tyre të ndërrimit të çarçafëve.
Sipas njohurive të tyre, mesatarisht personi i ndërron çdo të 24-n ditë, mirëpo pranojnë që nuk u vjen gërdi deri në 35 ditë. Mirëpo, kjo nuk ka të bëjë me njerëzit të cilët krevatin vazhdimisht e ndajnë me partnerin.
Femrat dhe meshkujt të cilët janë në lidhje apo të martuar, më shpesh ndërrojnë çarçafët, mirëpo sërish jo mjaft shpesh.
Ekspertët këshillojnë se duhet t’i ndërroni çarçafët një herë në javë, duke pasur parasysh sasinë e molave, baktereve dhe lëkurës që grumbullohen në çarçafë gjatë gjumit.