Përse femrat po heqin dorë nga takat dhe po mbathin atlete
Në Azinë Mesjetare kishte ekzistuar një traditë e cila përfshinte lidhjen e këmbëve të vajzave për t’ua ndaluar rritjen e këmbës.
Kjo kishte shpirë në mijëra lëndime të ndryshme dhe probleme shëndetësore.A mendoni se ka ndryshuar ndonjë gjë qysh prej atëherë?
Punëdhënësit shpeshherë iu kërkojnë femrave t’i shpenzojnë të paktën pesë ditë në jave duke mbathur këpucë të cilat ua deformojnë atyre këmbët, transmeton Telegrafi.
Po pra, po flasim për këpucët me taka të larta.
Por, gjëja e mirë është se sot shumë femra janë të gatshme të heqin dorë nga takat e larta dhe të shkojnë në vend të punës apo në ngjarje të ndryshme duke mbathur atlete.
Ekspertët thonë se femrat kanë ndaluar së pajtuari t’i deformojnë dhe lëndojnë këmbët vetëm për t’iu përshtatur standardeve të bukurisë të përcaktuara nga shoqëria.Së fundmi, kampanja japoneze në internet “#KuToo” e ka tronditur popullsinë anë e mbanë botës.
Femrat nga Japonia kanë kërkuar që punëdhënësit e tyre t’i lejojnë të mbathin atlete komode dhe këpucë tjera të përshtatshme.
“KuToo” është një kombinim i lëvizjes së njohur “#MeToo” dhe fjalëve japoneze kutsu (këpucë) dhe kutsuu (dhimbje).
Edhe yjet e Hollywood-it janë shprehur të gatshme të heqin dorë nga takat e larta.
Gjatë një festivali të filmit në vitin 2018, Kristen Stewart i kishte larguar takat dhe i kishte mahnitur fotografët.Gjatë ceremonisë Oscar të vitit 2018, aktoret Tiffany Haddish dhe Maya Rudolph, të cilat supozoheshin ta emëronin fituesin e çmimit për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtë, ato kishin dalë në skenë me takat në duar.
Ndërkaq, edhe doktorët janë duke i mbështetur këto vajza “rebele”.
Doktorët vazhdojnë t’iu rikujtojnë femrave se takat e larta shpeshherë shpijnë në probleme serioze shëndetësore.
Pozicioni jo natyral i këmbës shkakton që qendra e gravitetit të ndryshojë, ku pjesa e përparme e këmbës bart më shumë peshë, ndërkaq muskujt vërtet tensionohen.
Si rezultat i kësaj, femrat pastaj janë më të rrezikuara nga artriti, artroza, ënjtja e këmbëve, venat varikoze, kanë probleme serioze me shpinë, etj.