Përse fëmijët e lindur në muajin nëntor janë të veçantë, ja karakteristikat e tyre
Për të gjitha nënat që u japin fund pritjes së ëmbël gjatë muajit të 11-të të vitit, kemi lajme të mira ! Do të sjellin në jetë fëmijë të destinuar për të qenë të suksesshëm! Gjatë kësaj periudhe yjet janë të vendosura në një pozicion të caktuar duke i dhënë fëmijëve të nëntorit të lindur nën shenjën e akrepit apo shigjetarit disa karakteristika të caktuara ! Lexoni më poshtë përse këta fëmijët janë të veçantë
Bebet e lindura në muajin nëntor (si të gjitha bebet e vjeshtës) do të jenë sportistët e ardhshëm, e kjo e gjitha falë vitaminës D që mamaja ka marrë gjatë muajve të ngrohtë të verës. Më shumë rreze dielli, më shumë vitaminë D , kocka më të forta.
Studimet gjermane kanë treguar se fëmijët e lindur në këtë muaj priren të jenë mëngjarashë e kjo ka një shpjegim. Niveli i lartë të testosteronit tek bebet e lindura në muajt e ftohtë, favorizon zhvillimin e hemisferës së majtë të trurit, duke i dhënë disa karakteristika të veçanta si aftësia për të qenë analitikë të mirë, të aftë në shkencat ekzakte etj.
Sipas një studimi në Britani, bebet e nëntorit kanë më pak shanse për t’u prekur nga depresioni në krahasim me bebet e pranverës që priren më shumë ndaj këtij çrregullimi.
Lulja e tyre është krizantema, lulja e bukur që simbolizon kënaqësinë dhe optimizmin.
Sipas një hulumtimi shkencor nga studiuesit e Universitetit të Oxfordit, bebet e nëntorit janë më pak të rrezikuara të preken nga skleroza , sëmundjet e zemrës apo kanceri i mushkërive.
Gurët fatsjellës janë citrine dhe topaz.
Ky është muaji më romantik i vitit ! Të drejtuar nga planeti i dashurisë Venusi, mjerëzit e lindur në këtë muaj janë sharmantë dhe duket se kanë lindur për të dashuruar.
Mund të kenë një të ardhme të ndritur në fushën e biznesit sepse janë shumë të vendosur dhe e duan punën.
Shumë prej njerëzve që kanë jetuar mbi një shekull kanë lindur në muajin nëntor, pra le të themi që ky është muaji i njerëzve jetëgjatë.
Burimi: GoodHouseKeeping/ Living