Përse fëmijët duhet të ekspozohen më shumë në mikrobe

Përse fëmijët duhet të ekspozohen më shumë në mikrobe

Të qenit prind, e posaçërisht për herë të parë, mund të jetë gjë frikësuese dhe sfiduese në fillim dhe shpeshherë prindërit bombardohen me informacione.

Por, prapëseprapë mund të jetë e vështirë për të përcaktuar se cilat informacione u sjellin përfitim familjes dhe mirëqenies së fëmijëve, e cilat informacione jepen vetëm për profit.

Shkencëtari Jack Gilbert, i cili studion ekosistemet e mikrobeve, pas lindjes së djalit të dytë, kishte vendosur ta hulumtonte shkencën prapa mikrobeve dhe ka zbuluar se ekspozimi në mikrobe faktikisht është gjë fitimprurëse.

Edhe pse është gjë e vështirë ta shtypni ndjenjën për t’i mbrojtur fëmijët nga çfarëdo që mund t’i lëndojë ata, ne ndonjëherë mund ta pengojmë aftësinë e tyre për të zhvilluar sistem të fortë të imunitetit – p.sh. kur ua pastrojmë duart pasi të kenë luajtur në oborr ose duke i mbajtur larg kafshëve shtëpiake.

Gilbert thotë se më herët fëmijët kanë ngrënë më shumë ushqime të fermentuara, të cilat janë të pasura me baktere, kanë jetuar të ekspozuar në kafshë, bimë dhe baltë tërë kohën,  ndërkaq sot, prindërit sigurohen që fëmijët të jetojnë në ambiente shumë të pasura, gjë e cila shpie në sistem shumë të ndjeshëm të imunitetit.

Qelizat e vogla trupore që njihen si neutrofile. Në momentin që adaptohen me një ambient të pastër, ato pastaj, kur të vërejnë diçka të panjohur, qoftë edhe një copë poleni, bëhen shumë inflamatore dhe nxisin alergji të ushqimit, astmë dhe ekzemë.

Prandaj, ju do ta ndihmoni fëmijën ta forcojë sistemin e imunitetit nëse e lini të luajë në baltë.

Gjithashtu, bebet e kanë një dëshirë natyrale për të luajtur në ndyrësira dhe për të futur objekte të ndyra në gojë. Siç duket, kjo ka një qëllim të rëndësishëm për zhvillimin e sistemit të imunitetit.

Sipas Mary Reubush, instruktore e mikrobiologjisë dhe imunologjisë, kur bebja fut gjëra në gojë, fëmija e lejon sistemin e vet të imunitetit ta eksplorojë ambientin e vet. Kjo praktikë është e domosdoshme për mbrojtje dhe luan rol kyç për ta mësuar sistemin e imunitetit se çfarë është më mirë të injorohet.

Për ta mbështetur teorinë e tij, Gilbert gjithashtu i ka studiuar profilet e imunitetit të fëmijëve Amish dhe ka zbuluar shkallë shumë më të ulëta të astmës te fëmijët që jetojnë në ferma të vogla të mbushura me mikrobe.

Koha e shpenzuar jashtë ofron jashtëzakonisht shumë përfitime për mirëqenien tonë fizike dhe mendore. Ju mund ta mësoni fëmijën të ec zbathur në tokë apo bari për ta forcuar mirëqenien.

Veç kësaj, duhet të keni parasysh se lëkura delikate e fëmijës mund të dëmtohet duke e pastruar shumë dhe mund të shpijë në infeksione dhe ekzemë.

Shpërndaje në: