Përplasje verbale mes komisionerëve, ndërhyn policia

Përplasje verbale mes komisionerëve, ndërhyn policia

Policia ka hyrë brenda sallës “1 Tetori” për shkak të konfiktit verbal mes se disa komisionerëve

Menjëherë pas këtij incidenti, në sallë kanë hyrë pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët janë merr me rastin.

Konflikti verbal dyshohet se ka ndodhur për shkak të një vote, e cila nga njëri prej komisionerëve është konsideruar si e pavlefshme, ndërsa tjetri e ka konsideruar të vlefshme.

Ndërsa, tashmë Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë tashmë ka nisur numërimi i votave për kandidatë për deputetë, pas më shumë se tri ore vonesë.

Vonesa u shkaktua për shkak të problemeve me sistemin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Shpërndaje në: