Përplasje mes një aeroplani udhëtarësh e një helikopteri ushtarak në Uashington, ka viktima

Përplasje mes një aeroplani udhëtarësh e një helikopteri ushtarak në Uashington, ka viktima

Një aeroplan udhëtarësh i kompanisë “American Airlines” dhe një helikopter i ushtrisë amerikane i tipit “Black Hawk” u rrëzuan në Lumin Potomac pas përplasjes në ajër afër Aeroportit Kombëtar “Reagan” të mërkurën natën, thanë zyrtarët.

“CBS News” raportoi se të paktën 18 trupa ishin tërhequr deri më tani, duke cituar një zyrtar policie.

Kompania “American Airlines” konfirmoi se në aeroplanin e saj ndodheshin 60 pasagjerë e katër anëtarë ekuipazhi. Një zyrtar tha se tre ushtarë ndodheshin në helikopter.

Shpërndaje në: