Përplasja në Podujevë ndërmjet VV`së e LDK`së, Demolli: Vetëvendosja na quajti rrugaç
Valon Demolli nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka thënë se ofendimet e Vetëvendosjes karshi tyre, ishte jo e hijshme, pasi sipas tij, ata u quajtën ‘rrugaç’.
Po ashtu, mbajtja për 48 e kolegut të tij asamblist, sipas tij nuk ishte e drejtë, dhe nuk kishte arsye për këtë.
“Ka qenë shumë e padrejtë kjo loja e Shpejtim Bulliqit, mbajtja prej 48 orësh e kolegut tim asamblist”, tha Demolli në Klan Kosova.
“Në orët e vona kemi marr përgjigje nga avokati, gjoja ai është ndalur për kërcënim, por kjo nuk është e vërtetë”.
Policia jep detaje për valixhen në oborrin e Komunës së Mitrovicës