Përplasja me Ten Hag, Ronaldo thyen heshtjen, nuk kërkon falje!
Cristiano Ronaldo ka thyer heshtjen pas lajmeve të fundit se Manchester United pritet ta përjashtoj nga ekipi pas ngjarjeve gjatë ndeshjes me Tottenham mbrëmë.
Me anë të një postimi në Instagram, Ronaldo nuk ka dhënë detaje për të ardhmen e as nuk i ka kërkuar falje trajnerit e ekipit.
“Ndonjëherë zjarri i momentit e merr më të mirën tonë”, tha Ronaldo, duke aluduar se ishte i nervozuar në momentin kur u largua nga stadiumi.
“Momentalisht, e ndjej se duhet të vazhdoj të punoj fuqishëm dhe të jemi gati gjithmonë kur më jepet mundësia për lojë”, tha ndër të tjera portugezi.
Cristiano Ronaldo u largua nga stadiumi në minutën e 89-të, derisa Man Utd ishte duke fituar 2:0. Sipas mediave, Ten Hag i kishte thënë që të bëhet gati për t’u inkuadruar por Ronaldo nuk e dëgjoi trajnerin dhe iku nga stadiumi.