Përplaset autobusi FlixBus me pesë makina në Kroaci
Në autostradën A1, në kryqëzimin e Gospiqit në drejtim të Dubrovnikut sot janë përplasur një autobus me pesë automjete.
Autoritetet raportojnë se nuk persona të lënduar, dy vetura janë shkatërruar pothuajse tërësisht, si dhe pjesa e përparme e autobusit.
“Këshillojmë drejtuesit e mjeteve që të përshtatin shpejtësinë dhe stilin e drejtimit sipas kushteve të rrugës dhe të mos niset pa pajisje dimërore. Mirëmbajtja dimërore e rrugëve është në zhvillim e sipër, kështu që vozitja është e ngadaltë në pjesë të caktuara dhe u bëjmë thirrje vozitësve të mos parakalojnë veturat, njofton autoklubi kroat HAK.
Trafiku është i ndaluar për autobusët dykatësh, automjete me karvanë, motoçikleta, mjete transporti dhe automjete me hapësirë të mbuluar ngarkesash në autostradën e Adriatikut midis Novi Vinodolski dhe Sveta Maria Magdalena.
Pritje shumë orësh janë shënuar në pikat kufitare me Kroacinë nga BeH, veçanërisht në veri të vendit, prej nga pas festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, turistët dhe qytetarët kthehen në punë në vendet e BE-së në kushte bore.
Sipas Shoqatës Auto-Moto në BeH me seli në Mostar, në vendkalimet e Kladushës së Madhe, Haxhin Potok, Novi Grad, Gradina, Gradishka, Kostajnica, Brod, Kozarska Dubica dhe Orashje ka kolona të mëdha automjetesh. Në pikat e tjera kufitare, kohët e pritjes nuk i kalojnë tani 30 minutat.
Shumica e pasagjerëve janë shtetas të BeH-së që kthehen për të punuar jashtë vendit. Situata e trafikut ndërlikohet edhe më shumë nga kushtet e pafavorshme atmosferike. Në vendkalimin kufitar Izaçiq nga drejtimi i BeH-së në drejtim të Kroacisë, për shkak të kushteve dimërore është ndërprerë qarkullimi i automjeteve të mallrave.