Përplasen tramvajet në Strasburg, lëndohen 20 persona

Dy tramvaje u përplasën në një tunel në qytetin lindor francez të Strasburgut të shtunën, duke plagosur të paktën njëzet persona, thanë autoritetet.
“Njëzet persona” janë plagosur, tha një zëdhënës i prefekturës, duke cituar një vlerësim paraprak. Ai shtoi se shkaku i aksidentit ende nuk është përcaktuar.
Një perimetër i madh sigurie u vendos para stacionit, ku ambulanca të shumta janë pozicionuar, sipas një gazetari të AFP në vendngjarje.