Përparim Rama: Po mirëmbajmë rrugët e kryeqytetit – kujdes gjatë vozitjes
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka reaguar pas reshjeve të fundit të borës, duke thënë informacione për gjendjen e rrugëve të kryeqytetit.
Rama ka shkruar se kompanitë e pastrimit janë në terren dhe se ekipet e Komunës bashkë me zjarrfikësit po kujdesen që qarkullimi të mos jetë i vështirësuar.
Reagimi i plotë:
❄️ Bora ka mbuluar Prishtinën tonë dhe ne po mirëmbajmë rrugët e kryeqytetit.
Kompanitë gjatë gjithë kohës janë në terren, të gjitha ekipet tona bashkë me zjarrfikësit po kujdesen që qarkullimi mos të jetë i vështirësuar.
Të dashur qytetarë,
❄️🌬️🚗 Ju lutem të keni kujdes dhe të ndiqni rregullat gjatë vozitjes në këtë periudhë të vështirë me borë, duke pasur parasysh se po bie vazhdimisht.
Ju lutem kujdes, ruani distancën e sigurt në rrugë.
Çdo rast rreziku raportoni në Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 👇
📞 ose
📞
Ju uroj fundjavë të mbarë♥️
Drejtoria e Shërbimeve Publike
Ilirik Musliu
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca
Lulzim Fushtica
#prishtinapraktike💙