Përparim Kryeziu shpërblehet për punën në Qeverinë Kurti: Punësohet në Vetëvendosje

Përparim Kryeziu ka marrë detyrën e zëdhënësit në Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Gazeta Sinjali.
Kryeziu ishte pjesë e Qeverisë Kurti dhe e kemi parë shumë herë gjatë kësaj periudhe në konferenca për media duke mbrojtur veprimet e kësaj qeverie. Kjo duket se i është shpërblyer atij.
Megjithatë, nuk dihet se cila do të jetë rroga e tij mujore në këtë lëvizje.
Njoftimin e ka dhënë Lëvizja Vetëvendosje.
“Së fundmi, Përparimi ishte zëdhënës i Qeverisë Kurti, ndërsa tani do e ushtrojë detyrën e zëdhënësit në Lëvizjen Vetëvendosje”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e LVV-së. /