Përparësi ka gjithmonë atdheu – 14 futbollistë të klubit ukrainas i bashkohen luftës ndaj Rusisë
Klubi i futbollit Prikarpattia nga Ivano-Frankivsk ukrainas iu bashkua forcave të armatosura të Ukrainës për të mbrojtur vendin nga pushtimi rus.
Fillimisht futbollistët pranuan se nuk donin të shkonin në ushtri, pasi kishin frikë dhe se nuk dinin të luftonin. Pas kësaj, një ushtar erdhi në klubin e tyre dhe filloi t’i stërvitte se si të mbronin Ukrainën.
Pas stërvitjes, 14 lojtarë dhe trajnerë bënë betimin dhe u nisën për të mbrojtur vendin e tyre.
Pas 20 xhirove në ligën e dytë të Ukrainës, Prikarpattia ishte në vendin e shtatë me 28 pikë.
Në klub këtë sezon luajnë vetëm lojtarë të kombësisë ukrainase.
Ukrainian FC Prykarpattia (Ivano-Frankivsk) joined almost in full @ArmedForcesUkr: 14 football players and coaches of the team took the military oath at the same time. This is the first case in the Ukrainian football.#RussianUkrainianWar
— SUSPILNE NEWS ? (@suspilne_news) April 17, 2022