Përpara se të themi “PO” në altar, terapistja e çifteve sugjeron që të kemi mbushur këtë kusht themelor

Përpara se të themi “PO” në altar, terapistja e çifteve sugjeron që të kemi mbushur këtë kusht themelor

Vera e vitit 2018 ishte një sezon i dedikuar romancave “rrufe”. Fillimisht, Justin Bieber dhe Hailey Baldwin u fejuan në korrik dhe pas dy – tre muajsh thanë “PO” në altar.

Pastaj kemi fejesën e shumëpërfolur mes Priyanka Chopra dhe Nick Jonas, vetëm pas dy muajsh lidhje.

Dhe sigurisht, që ishte edhe Ariana Grande me Pete Davidson, të cilët u lidhën në maj, u fejuan në qershor dhe u ndanë në tetor.

Terapistja Emily deAyala, tregon se çiftet që ngusin lidhjen e tyre duke i bërë gjërat serioze, shpesh ngatërrojnë intimitetin me intesitetin e lidhjes. Sipas saj, pa mbushur të paktën një vit së bashku mos jep premtime për lidhje serioze. Pasi në fund të fundit, duhet  të shijosh periudhën e të rënit në dashuri.

“Fillimi i lidhjes është natyrisht muaji i mjaltit për një çift, që zgjat rreth 18 muaj maksimalisht. Dhe në këtë periudhë ata nxitojnë t’i bëjnë gjërat serioze, sigurisht edhe nën ndikimin e hormoneve. Por nëse një çift arrin të qëndrojë i fortë dhe shumë të lidhur edhe pas kësaj kohë, atëherë ata janë bërë për njëri –tjetrin. Por nëse gjërat ndryshojnë kur partnerët ndihen sikur po u zihet fryma dhe  vendosin të ndahen menjëherë” – tha terapistja për “InStyle”.

Ajo shpjegon se ndarja mund të jetë një traumë për partneret dhe uljet e ngritjet gjatë lidhjes mund t’ju çojnë në depression. Merr kohën e duhur për t’u shëruar dhe në lidhjen e ardhshme, hidh hapa të ngadaltë dhe të sigurtë.

“Sigurohu që të vendosësh kufinj në lidhje dhe respekto hapësirën personale. Nëse ende nuk keni mbushur 18 muaj së bashku, mos bëj asnjë plan për të ardhmen. Ndodh që të rrëmbeheni nga momenti, por e mira është që gjithçka të merret me qetësi” – shpjegoi terapistja Emily deAyala.

Shpërndaje në: