Përpara se të bëheni bionde ndiqni këto këshilla; Parukjerët tregojnë cilët përbërës funksjonojnë për trajtimin e tyre

Përpara se të bëheni bionde ndiqni këto këshilla; Parukjerët tregojnë cilët përbërës funksjonojnë për trajtimin e tyre

Vera është më në fund është pranë, ndryshimi i ngjyrës së flokëve është një mendim që i vjen të gjithëve pasi të qenit bionde në verë përshtatet shumë më stinën. Por ka një detaj të cilin ndoshta nuk e keni menduar, rrezet e diellit janë të njohura për të zbardhur melaninën në flokë për ta bërë atë të duket më e lehtë, por ky efekt mund të duket kaq i mahnitshëm që mund të dëshironi ta mbani edhe pas sezonit të mbaruar.

ELLE.com  ka konsultuar ekspertët e ngjyrave të flokëve për disa këshilla mbi mënyrat më të mira për të ndriçuar natyrshëm flokët, edhe gjatë verës dhe më gjerë.

Gjithkush ka dëgjuar për opsionet e trajtimit në shtëpi për të ndriçuar flokët: keni provuar vajin e kokosit apo mjaltin dhe 10 trajtime të tjera. Këto trajtime ndonjëherë mund të funksionojnë, por zakonisht është më e sigurt për të ruajtur ndriçimin e flokëve të bëni trajtime në parukeri.

Përbërësit natyralë mund të jenë të paparashikueshëm dhe potencialisht të shkaktojnë dëme të pariparueshme ndaj flokëve që nuk mund të korrigjohen as nga një parukjer profesionist. Plus, stilistët mund të shtojnë dimension në ngjyrën tuaj që përbërësit e kuzhinës nuk munden.

Parukjerja Savanna Palladino e IGK  ka parë disa nga klientët e saj që përdorin përbërës si lëng limoni, uthull, kamomil, birrë dhe sode buke. Ajo ka vënë re se lëngu i limonit dhe kamomila janë mënyrat më të sigurta për t’i bërë flokët me shkëlqim dhe relativisht të butë. Gjithashtu këto përbërës mbajnë flokët bionde akoma më të bukur dhe me ngjyrë natyrale. Ndërkohë, uthulla, birra dhe soda e bukës janë më gërryese dhe mund të dëmtojnë flokët.

Shpërndaje në: