Përmirësoni cilësinë e maskës mbrojtëse duke i shtuar vetëm këtë element

Përmirësoni cilësinë e maskës mbrojtëse duke i shtuar vetëm këtë element

Një studim i ri zbuloi se ekziston një mënyrë për t’i bërë maskat tuaja prej cope më efektive. Për shkak të mungesave në mbarë vendin, shumë njerëz po e krijojnë vetë atë.

Hulumtimi i kryer në Universitetin Verilindor zbuloi se shtimi i një shtrese të prej najloni tek maska ​​mbrojtëse rrit mbrojtjen, për shkak se pëlhura shtesë e mban maskën të ngushtë dhe të ‘ngjeshur’ pas fytyrës tuaj. Shtresa e shtuar rrit performancën e maskave deri në 50%.

Si të bëni një shtresë najloni për maskën tuaj?

Merrni një palë pantallona prej nejloni. Prisni një pjesë nga njëra këmbë në formë unaze me përmasa 20 me 25 cm. Më pas vendoseni pjesën që pretë në kokë, mbi maskë, duke krijuar një shtresë mbrojtëse.

Megjithëse hulumtimi nuk është shqyrtuar akoma nga kolegët, gjetjet mund t’i ndihmojnë mjekët dhe infermierët, veshjet mbrojtëse të të cilëve kanë irrituar fytyrat e tyre nga ndërrimet e shpeshta.

Shpërndaje në: