Përmendet sërish UÇK-ja, Gjesti reagon ashpër

Përmendet sërish UÇK-ja, Gjesti reagon ashpër

Gjesti ka reaguar sërish kundër Laertit dhe Gertit, pasi që sipas tij, dyshja po e përmendin UÇK-në për të marrë vota në publik.

“Veç një pyetje po ta bëj, a e din pse jam hidhëru unë me të?. Pse çohesh e përdorë UÇK-në, e pavarësinë e Kosovës, e shpalljen e pavarësisë në Vlorë në vitin 1912 vetëm me ra në sy në publik a është mirë qekjo?. Nuk është mirë me i përdorë qeto sende për me ra në sy në publik”, i thoshte Gjesti, Gertit.

“Në çdo debat jam tu e vërejt që ky [Laerti] është debati për një cigare shkon krejt çka kanë ndodh luftërat i përmend nëpër botë, tani pastaj del te cigarja. Nuk është mirë me i përdorë vetëm këtu e kam me të”, thoshte ai tutje.

Diskutimi nisi fillimisht në ‘Prime’ e kaluar, kur Learti përmendi UÇK-në gjatë debatit me Gjestin, dhe ky i fundit hoqi mikrofonin në shenjë revolte.

Shpërndaje në: