Përmendet një datë për meçin e ëndrrave mes Furyt dhe Usyk, zhvillohet këtë vit

Përmendet një datë për meçin e ëndrrave mes Furyt dhe Usyk, zhvillohet këtë vit

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të takohen në një luftë të madhe për titullin e peshave të rënda në Arabinë Saudite më 17 dhjetor.

Usyk mbrojti me sukses titujt e tij WBA, IBF, WBO dhe IBO kundër Anthony Joshua në stadiumin King Abdullah Sport City të shtunën në mbrëmje dhe i bëri thirrje Furyt për një meç të madh, shkruan Periskopi.

‘The Gypsy King’ u tërhoq pasi mposhti Dillian Whyte në prill, por njoftoi se do të kthehej në ring për t’u përballur me Usyk në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Sipas Daily Mail, Fury dhe ekipi i tij janë aktualisht në bisedime për një meç për të bashkuar titullin e Fury-t në peshën e rëndë në WBC me rripat e Usyk, të cilat mund t’i sjellin atij deri në 50 milion euro nga një paketë luftimi prej 150 milionë euro.

Thuhet se ky meç do të zhvillohet një ditë para finales së Kupës së Botës, e cila do të zhvillohet në Katarin fqinj.

Princi Mohammad Abdulaziz, i cili shërben si ministër saudit për sportin, shpjegoi: “Ne jemi shumë të interesuar në luftën për titullin e peshave të rënda. Ne po kërkojmë ta bëjmë këtë në qytetin e Riadit.”

Usyk kishte Furyn në sy pasi mposhti Joshua-n me vendim të ndarë, duke pretenduar se kjo është lufta e vetme që ai dëshiron.

“Jam i sigurt që Tyson Fury nuk është ende në pension”, tha 35-vjeçari në ring.

“Unë jam i sigurt, jam i bindur se ai dëshiron të luftojë me mua. Unë dua të luftoj me të dhe nëse nuk lutoj me Tyson Furyn, nuk do të luftoj fare”, tha Oleksander Usyk.

Shpërndaje në: