Përmbytjet në Bosnje, Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente

Përmbytjet në Bosnje, Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente

Kroacia ka ofruar 10 milionë euro për ndihmë urgjente në rehabilitimin e pasojave të përmbytjeve në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Kjo ndihmë financiare do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës me qëllim të ndihmës së popullatës në zonat e prekura nga përmbytjet”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kroacisë.

“Qeveria e Kroacisë, duke marrë parasysh shkallën e fatkeqësisë natyrore në Bosnje dhe Hercegovinë, vendosi të ndajë fonde në vlerë prej 10 milionë euro për të ofruar ndihmë urgjente në rehabilitimin e pasojave të përmbytjeve dhe për të ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës dhe të sigurojë nevojat bazë për viktimat dhe të evakuuarit. Kjo ndihmë financiare do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës me qëllim të ndihmës së popullatës në zonat e prekura nga përmbytjet”.

Shpërndaje në: